Shpend Ahmeti tallet me vendimin për shërbim të klientëve me ujë

Aktuale

Shpend Ahmeti tallet me vendimin për shërbim të klientëve me ujë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:45
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e qeverisë që obligon bizneset për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.

Ahmeti ka përdorur sarkazëm në shkrimin e tij në Twitter, duke thënë se duhet të vendoset edhe një “çmim tavan” për kafen sepse gastronomët po fitojnë shumë.  

“Qeveria paska vendos që gastronomia detyrimisht duhet me shërby ujë të çeshmes çdo konsumatori që ulet në tavolinë. Edhe naj tavan të çmimit në kafe se “shumë” po fitojnë”, ka shkruar ai. 

Ahmeti analogjinë me çmimin tavan e ka përdorur pas një vendimi tjetër të qeverisë që cakton marzhën e fitimit për naftëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat