Shasha: Jo liberalizimi i vizave, ky do të jetë prioriteti i presidencës çeke për Kosovën

Aktuale

Shasha: Jo liberalizimi i vizave, ky do të jetë prioriteti i presidencës çeke për Kosovën

Nga: P.R Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:20
Demush Shasha

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në facebook ka thënë se në 67 faqet e Programit të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, liberalizimi i vizave nuk është një prioritet, por dialogu me Serbinë.`

“Kur është fjala për Kosovën programi nuk flet për liberalizimin e vizave, por për rëndësinë e dialogut me Serbinë. Kjo nuk do të thotë se liberalizimi i vizave nuk do të jetë prioritet i presidencës Çeke, në fakt qeveria Çeke tani më ka sqaruar se do të jetë, por përmendja e dialogut në dokumentin kyç politik të presidencës Çeke indikon rëndësinë që dialogu ka për avancimin e rrugës tonë integruese”, ka shkruar ndër tjerash Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

67 faqe të Programit të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së mund të përmbledhen në një fjalë: Rusia. Pesë prioritetet kyçe përshkruajnë strategjinë e BE-së për t’u përgjigjur agresionit Rus kundër Ukrainës dhe pasojave të sigurisë, ekonomike dhe energjetike që ky agresion do të prodhojë.

Ndryshimi radikal i vëmendjes së BE-së karshi Rusisë reflektohet edhe në faktin se programi politik i Presidencës Çeke të BE-së i referohet Rusisë 61 herë. Për krahasim programet politike të dy presidencave të kaluara të BE-së (Sllovenia dhe Franca) i’u kanë referuar Rusisë 0 dhe 2 herë, respektivisht.

Kur është fjala për Kosovën programi nuk flet për liberalizimin e vizave, por për rëndësinë e dialogut me Serbinë. Kjo nuk do të thotë se liberalizimi i vizave nuk do të jetë prioritet i presidencës Çeke, në fakt qeveria Çeke tani më ka sqaruar se do të jetë, por përmendja e dialogut në dokumentin kyç politik të presidencës Çeke indikon rëndësinë që dialogu ka për avancimin e rrugës tonë integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat