Reagon kryetari i LPRK-së: Kërkova shkarkimin e zëvendësministrit të Kulturës për shkak të mosbashkëpunimit

Aktuale

Reagon kryetari i LPRK-së: Kërkova shkarkimin e zëvendësministrit të Kulturës për shkak të mosbashkëpunimit

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:50
Erxhan Galushi

Kryetari i LPRK-së, Erxhan Galushi, ka reaguar pasi sot është liruar nga detyra zëvendësministri i Kulturës që vinte nga partia e tij.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Sejnur Veshall, është liruar nga detyra për shkak të neglizhimit për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.

“Një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj”, ka shkruar Galushi.

Galushi thotë se Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij.

Kryetari i LPRK-së thotë se nuk ka asnjë inat personal me zëvendësministrin e larguar nga puna.

“Sejnurin, e njoh që nga fëmijëria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar”, ka shkruar ndër të tjera Erxhan Galushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat