Gjykata merr vendimin e fundit për Lushtakun - gjyqtari serb jep detaje

Aktuale

Gjykata merr vendimin e fundit për Lushtakun - gjyqtari serb jep detaje

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 23:49
Nuredin Lushtaku, foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke ua caktuar nga një muaj paraburgim ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arif e Faton Lushtakut,  të dyshuar se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në Skenderaj.

Lajmin e  për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, i cili edhe e ka marr një vendim të tillë.

Ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, në fjalën e tij para gjykatës tha se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes se tij.

Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë te montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku.

Ai tha se duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë e çudit fakti se si polici po behet viktimë nga prokuroria.

“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policet e tjerë e kam parë që kanë përdorë sprej, çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtu neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tut që po vrahemi, masi që ka gjujt polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e te shtënave, dhe për me ja hjeke revolen mos me vra dikon”, ka thënë Lushtaku në gjykatë.

Ai ka shtuar se askush nuk ka nevoje të ketë frik prej tyre, as policia dhe as prokuroria.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thëne se ka kërkuar këtë masë për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.
Me këtë, të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku ishte vetdorëzuar gjatë ditës së sotme në polici, pas njoftimit të prokurorisë, se i njëjti është në kërkim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat