Pacolli: Rasti i Nuredin Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin

Aktuale

Pacolli: Rasti i Nuredin Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 08:21
Nuredin Lushtaku

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka thënë se ish-kryetari i Skenderajt nuk duhet të përfshihet në incidentit e përplasjes së policisë me ish-nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe familjarë të tij.

Pacolli ka thënë se është gabim dhe nuk duhet të flasim për Bekim Jasharin ani pse në bazë të deklaratave të bërë në Gjykatë, Lushtaku ka thënë se njëra nga armët e policive ka përfunduar në duart e Bekim Jasharit.

“Është gabim të ndërlidhim veprimet e dikujt tjetër me dikë tjetër, ndonëse kanë pasur çfarëdo kontakti apo miqësie, ata të cilët e kanë kryer krimin duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe ne nuk duhet të ngrisim dilema për qytetarët e tjerë të Kosovës, prandaj nuk kemi pse të flasim për z.Jashari, mund të flasim për personat që kanë qenë të involvuar në krim dhe jo për të tjerët”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo uroi shërim të shpejtë për policët e lënduar në Skenderaj.

“Më vjen keq për policët që janë plagosur në detyrën e tyre dhe uroj që ata të shërohen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe që organet e drejtësisë të vendosin në mënyrën e duhur për ata që e kanë kryer këtë akt, sepse me veprime të tilla dërgojmë mesazhe jo të mira në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Kutjojmë se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Nuredin Lushtaku të paraburgoset për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat