Kuvendi i Kosovës nesër mban senacë plenare

Aktuale

Kuvendi i Kosovës nesër mban senacë plenare

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:43
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë seancë plenare.

Janë disa pika të papërfunduara nga seanca e fundit që është mbajtur më 1 korrik.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka treguar për pikat e rendit të ditës.

Më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat