Naim Miftari i përgjigjet Edi Ramës: Kosova kish humbë moti me të pyet ty, Thaçin dhe Vuçiqin - ja kush i vodhi fondet e lufës në Shqipëri

Aktuale

Naim Miftari i përgjigjet Edi Ramës: Kosova kish humbë moti me të pyet ty, Thaçin dhe Vuçiqin - ja kush i vodhi fondet e lufës në Shqipëri

Nga: N. Sh. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:52
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është përgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se nëse ishin pyet, Rama, Thaçi e Vuçiqi, Kosova moti kish humbë.

Ai ka përmendur edhe fondet e luftës dhe armët për UÇK-në kur janë vjedhur në Shqipëri, nga siç thotë ai, Fatos Nano dhe Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Kurrë fal mos ju kofshum, nuk varet Kosova as nga ju Edi Rama, as nga Serbia, as nga Rusia!

Kosova kish humbë moti m’u pat pyet ju Edi Rama, bashk me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin.

Mos harro Kosova është çliruar, ka luftuar edhe pa ndihmën tuaj kur na vidhnin fondet e luftës e armët për UÇK-në, ai paraardhësi i juaj Fatos Nano dhe Hashim Thaçi... dhe po pat kush lufton për shtetin tonë Kosovën, ne mbrohemi vet shumë ma mirë edhe pa ndihmën tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat