“A u knaqt!”/ Për kë ishte mesazhi i Nuredin Lushtakut? 

Aktuale

“A u knaqt!”/ Për kë ishte mesazhi i Nuredin Lushtakut? 

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:26
Nuredin Lushtaku

Mbrëmë vonë, Gjykata në Mitrovicë caktoi masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut dhe dy familjarëve të tij lidhur me incidentin e së shtunës në Skenderaj, ku u plagosën dy policë.

Në një video që u publikua, Nuredin Lushtaku teksa dërgohet në paraburgim dëgjohet duke thënë “a u knaqt”. 

Haxhi Millaku në Frontal të t7 tërthorazi tregoi se për kë ishte ky mesazh i Lushtakut.

“Qe tkallzoj unë, a po don edhe me figura. Skenderaj është qërim hesapesh të interesave politike të katër rrymave dhe rrymës që i përket ky e që i ka themelet në gjak të 57 anëtarë të familjes tjerët e kqyrin për interesa politike dhe “ky don të na hin në politike”. Ia kajti, s’ia kajti dikujt kjo është vërteta, ndërsa tjerët duke shiqu fallin e zi, disa parti pacifiste, e disa tjera, kuazi marksiste, përçaje dhe sundo, 2/3 u  knaqë. Emra janë këta, deshifroni. Edhe shikuesit e dijnë se kush janë lumpen proletariati, kush janë grupacionet e luftës që janë përçarë, e dijnë edhe kuazi pacifistat”

Në pyetjen se a ka gjithçka të bëjë me qërime hesapesh politike, Millahu tha se “themelet janë qaty”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat