Donika Kadaj-Bujupi: Gjithmonë jam ruajtur nga gafat, jam tutë, isha e re

Aktuale

Donika Kadaj-Bujupi: Gjithmonë jam ruajtur nga gafat, jam tutë, isha e re

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:05
Donika Kadaj-Bujupi

Komentatorja e ngjarjeve politike, Donika Kadaj-Bujupi, duke folur në emisionin Pressing, ka thënë se frikësohej nga gafat që mund t’i bënte në kohën kur ishte politikane aktive.

Ajo ka thënë se e ka marrë gjithmonë me seriozitet artikulimin.

“E kam marrë seriozisht, jam mundu me qenë mirë në artikulim mos me bo gafe se jam tutë. Në moshë të re jam bërë deputete, në moshën 28-vjeçare”, ka deklaruar ajo.

Ish-deputetja ka thënë se ka politikanë që bëjnë qëllimisht gafe, për t’u bërë më të popullarizuar, ngase mund të bëhen monotonë me qasje serioze e njëtrajtshme.

“Nganjëherë politikanët  e hetojnë që me qasjen serioze e të njëjtrajtëshmë bëhen bajat, pastaj kalojnë kah kjo ana jokonvencionale dhe bëjnë gafe. Thonë që reklamë të keqe s’ka. Për mirë a për keq reklamë të keqe s’ka”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se politikanët me kohë e  zhvillojnë intuitën se si t’i qasen pritshmërive të qytetarëve.

“Politikani jokonvencional duket dikur simpatik, qytetarëve u duket i sinqertë”, ka theksuar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat