E quajti “gaf historik” krijimin e LDK-së, Mustafa i reagon Ramabajës: Kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën...

Aktuale

E quajti “gaf historik” krijimin e LDK-së, Mustafa i reagon Ramabajës: Kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën...

Nga: M.L. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:03
Besian Mustafa

Analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “gaf” historik krijimin e Lidhjes Demokratike te Kosovës.

Ramabaja ka folur për gafat në historinë shqiptare ku i ka radhitur tri prej tyre.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, është shprehur mes tjerash Ramabaja në një debat televiziv.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Ndonëse ka thënë se i pranon mendimet ndryshe, Mustafa është shprehur, se enveristëve, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, LDK ua ka plasur zemrën që s’i ka lejuar ta kthejnë Kosovën në vegël të komunistëve ruso-serb.

Mendimet ndryshe mund dhe t’i kuptoj e pranoj.

Por kur enveristët, që idolizojnë Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, pështyjnë urrejtje patologjike ndaj LDK-së, kur ata e konsiderojnë themelimin e LDK-së si ndër gafet e historisë sonë… përsëri i kuptoj. LDK të tillëve ua ka plasur zemrën që s’i ka lejuar ta kthejnë Kosovën në vegël të komunistëve ruso-serb”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, Ramabaja përvec krijimit të LDK-së, “gaf” e ka quajtur futjen e Esat Pashë Toptanit në politikë në vitin 1913, si dhe Haxhi Qamilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat