Pamje/ Kur Nuredin Lushtaku i vërsulej Glauk Konjufcës në foltoren e Kuvendit, për një deklaratë të Sami Lushtakut

Aktuale

Pamje/ Kur Nuredin Lushtaku i vërsulej Glauk Konjufcës në foltoren e Kuvendit, për një deklaratë të Sami Lushtakut

Nga: M.L. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:42
Nuredin Lushtaku dhe Glauk Konjufca

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku aktualisht ndodhet nën masën e paraburgimit për shkak të përfshirjes në rastin e plagosjes së dy zyrtarëve policorë, të shtunën në Skenderaj.

Kjo nuk ishte përfshirja apo pjesëmarrja e vetme e Lushtakut në raste të tilla që ndërlidhen me ngritje tensionesh.

Një video e publikuar nga Kallxo.com, nga një seancë e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016 tregon agresivitetin e ish deputetit Lushtaku, ndaj ish deputetit të VV-së, tash kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Momenti kur Nuredin Lushtaku, ish deputet i PDK-së, i afrohet te foltorja e Kuvendit, deputetit të LVV-së, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit e lexoi një citat të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Kjo ka ndodhur në seancën e mbajtur më 27 tetor 2016”, thuhet në përshkrimin e videos të cilën mund ta shihni më poshtë:

 
Momenti kur Nuredin Lushtaku i ishte vërsulur Glauk Konjufcës në foltoren e Kuvendit

Momenti kur Nuredin Lushtaku, ish deputet i PDK-së, i afrohet te foltorja e Kuvendit, deputetit të LVV-së, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit e lexoi një citat të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Kjo ka ndodhur në seancën e mbajtur më 27 tetor 2016.

Posted by Kallxo.com on Tuesday, July 5, 2022

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat