Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Aktuale

Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 06:19 Përditësuar në ora: 14:22 më 06.07.2022
Kuvendi i Kosovës

Nuk ka pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës për shkarkimin e bordit të ZRrE-së

Partitë e pozitës dhe opozitës janë shprehur për e kundër shkarkimit të bordit të ZRrE-së që po diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Armend Zemaj nga LDK-ja tha se bordi i ZRrE-së nuk ka arritur që të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës.

Qëndrimi i LDK-së është i njohur. Bordi i ZRrE-së nuk ka arritur që ti përmbushë objektivat qe ti mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës. Ata në mënyrë të padrejtë kanë bërë shtrejntimit e energjisë elektrike”, tha ai.

Tutje Zemaj ka shtuar se në ZRrE të ketë një bord i pavarur nga politika dhe i pa ndikuar nga grupet e interesit.

Kurse, Ferat Shala, në fjalën e tij në kuvend theksoi se kërkesa për shkarkimin e këtij bordi është e ligjshme.

Kërkesa për shkarkimin e bordi të ZRrE-së sa është e ligjshme është edhe moralshme, kjo sepse ky bord ka anashkaluar aspektet bazike humane dhe ligjore”, tha ai.

Ai ka shtuar se ZRRE ka lejuar që në Kosovë të operojnë kompani jashtë kornizës ligjore, gjë që sipas tij do të duhej të detyronte bordi të dorëhiqej dhe jo te shkarkohej nga Kuvendi.

Kurse, nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statoci, ka deklaruar se ky komision rekomandon që të mos mbështetet mocioni i LDK-së, raporton Paparaci.

Mimoza Kusari – Lila, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kërkesa e LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRrE-së nuk ka arsyetim të bindshëm.

Kërkesa për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së për veç se nuk e ka pas arsyetimin e bindshëm kur pas më pak se një viti kërkohet shkarkimi i në bordi të emëruar nga ky vend, po ashtu ka shpërpushje me depozitat ligjore. NË ligjin për Rregullatorin e energjisë paraqiten situatat në të cilat plotësohen kushtet për shkarkimin e bordit”, tha ndër të tjera ajo në Kuvend.

Ajo ka shtuar se grupi parlamentar i VV-së nuk e përkrahë këtë mocion dhe do të votojnë kundër tij.

Pro, mocionit të LDK-së, kanë dalë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kujtojmë se, Kuvendi i Kosovës sot nuk ka pasur kuorum për miratimin e raporti vjetor i Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Nuk pati kuorum as për votimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, si dhe raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021.

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit, në rend dite disa pika

Kuvendi i Kosovës sot i vazhdon punimet e seancës plenare, në të cilën në rend dite disa pika.

Në njoftimin dërguar mediave, Kuvendi njofton se fillimisht do të do të shtjellohen disa pika të papërfunduara nga seanca e fundit që është mbajtur më 1 korrik.

Pastaj, në rend të ditës janë shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 e shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Më tej janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022 si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Pika të tjera janë edhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 e shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Seanca fillon në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat