Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën ku përmendet nevoja për liberalizim të vizave

Aktuale

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën ku përmendet nevoja për liberalizim të vizave

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:29 Përditësuar në ora: 13:30 më 06.07.2022
Deputetët e Parlamentit Evropian

PEe voton rezolutën për Kosovën ku përmendet nevoja për liberalizim të vizave

Parlamenti Evropian e ka miratuar sot rezolutën për Kosovën të prezentuar nga raportuesja e PE-së, Viola von Cramon.

Ky dokument u votua pa asnjë kundërshtim në asnjë amandament. Nga 637 eurodeputetë, 469 nga ata ishin për, 96 kundër dhe 72 abstenuan.

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka dhënë detaje nga raporti, duke theksuar nevojën për liberalizim të vizave për Kosovën, si dhe procesin e saj të dialogut me Serbinë.

Në këtë raport, ajo flet për solidarizimin e Kosovës me Ukrainën, sundimin e ligjit, kërkesën për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

E një temë, e cila natyrshëm nuk u la pa u përmendur është edhe liberalizimi i vizave.

Gjermanja shprehu nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt për Kosovën.

Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane!””, ka deklaruar von Cramon.

Një element thelbësor i rrugës së integrimit në BE është dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka mbështetjen tonë të plotë dhe ekziston një unitet unik transatlantik. Megjithatë, pa marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, pranimi nuk do të ndodhë”.

PE ia “ngushton” lakun Serbisë, ja çfarë do t’i kërkojë sot asaj për Kosovën

Deputetët e Parlamentit Evropian do të votojnë në mesditë në seancën plenare në Strasburg për raportin e këtij viti për Serbinë, i cili kërkon normalizimin e marrëdhënieve për Kosovën, harmonizimin me sanksionet kundër Rusisë,

Të gjitha këto do të jenë si parakushte për anëtarësim, raportojnë mediat serbe.

Në tekstin e raportit shtohet se “Serbia dhe Kosova pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke”.

Parlamenti Evropian përsërit thirrjen drejtuar Serbisë për të ndërmarrë hapa për të rritur më tej lirinë e medias, për të garantuar lirinë e shprehjes, pavarësinë dhe pluralizmin e medias.

Raporti i Parlamentit Evropian i miratuar në seancën plenare merr formën e një rezolute, e cila nuk është fillimisht detyruese, por paraqet udhëzime politike për vendin në procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat