Përfundon aksioni i policisë në Shtërpcë, ja çka u sekuestrua

Aktuale

Përfundon aksioni i policisë në Shtërpcë, ja çka u sekuestrua

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 08:55 Përditësuar në ora: 14:10 më 07.07.2022
Foto ilustrim

Përfundon aksioni i policisë në Shtërpcë

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në katër lokacione në komunë të Shtërpcës ka përfunduar.

Sipas prokurorisë aty është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Prokurori Rasim Maloku tha ditën e sotmë se “nuk ka pasur probleme” në këtë aksion. Ai tregoi se janë sekuestruar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.

Nuk dihet nëse është bërë arrestimi i ndonjë personi të dyshuar.

​Ja çfarë konfiskoi policia deri më tash në Shtërpcë

Policia e Kosovës nga mëngjesi ka nisur një aksion kundër strukturave ilegale në katër lokacione të Shtërpcës për largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale dhe sekuestrimin e disa dokumentacioneve.

Aktualisht aksioni po vazhdon në qendrën e kësaj komune ku policia e Kosovës po sekuestron disa dokumentacione nga objekti i strukturave paralele, ku më pas po i vendosin në një kamion.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku tha për KosovaPress se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar materialet dhe pajisjet e kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat paralele.

Maloku: Ja çfarë u konfiskua deri më tash në Shtërpcë

Operacioni po zhvillohet në katër lokacione ne objektin e strukturave ilegale në TV Herc dhe në një shkollë edhe tek vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë ku i kanë vendosur strukturat paralele. Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të ketabe të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në pataburgim”, tha ai.

Tutje ai tha se dokumentacione do të regjistrohen nga forenzika.

Maloku: Dokumentacionet do të regjistrohen nga forenzika

“Të gjitha dokumenqtcionet janë duke u bartur dhe do të regjistrohen nga forenzika”, tha ai.

Ekipi i KosovaPress-it është në vendngjarje dhe do t’iu mbajë të informuar për çdo informacion të ri lidhur me këtë aksion policor.

​Prokurori Maloku për aksionin në Shtërpcë: Do të sekuestrohen të gjitha kamerat, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.

Nga orët e para të mëngjesit ka nisur bastisja e katër lokacioneve në Shtërpcë për largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale. Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku ka bërë të ditur se bastisjet po bëhen në katër lokacione.

Ai ka sqaruar se ky është një operacion i zakonshëm dhe se nuk ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Sipas tij, po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës së Ferizajt për kontroll dhe sekuestrim të dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale.

Maloku: Është një operacion i zakonshëm

“Është një operacion i zakonshëm i këtyre strukturave ilegale dhe qendrat ku monitorohen këto kamerat e sigurisë nga strukturat ilegale…. ‘A ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë?’ Jo, ky është rast i veçantë edhe pse ish-kryetari i komunës së Shtërpcës është edhe kryetari i këtyre strukturave ilegale, mirëpo është rast i veçantë. Do të sekuestrohen të gjitha pajisjet aty dhe operacion në strukturat ilegale, kamerat të vendosura nga këto struktura dhe disa qendra po monitorohen”, ka njoftuar ai.

Ai shtoi se bastisja po bëhet në katër lokacione, veçse nuk ka të arrestuar.

Maloku: Nuk ka të arrestuar
“Për katër lokacione. Jo (nuk ka të arrestuar) sepse janë objekte publike, do të kryejmë intervistimin e disa përgjegjësve, se kush i ka vendosur se si janë vendosur, se disa janë në paraburgim në aksionin e mëhershëm... Po, katër lokacione dhe vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë janë disa shtylla, objekte ku janë të vendosura. Edhe ato janë pika të kontrollit por jo statike janë në disa vende”, ka shtuar Maloku për KosovaPress. 

Prokurori Rasim Maloku i tha medias se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e 4 lokacioneve në këtë qytet.

“Jemi prezent. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha ai nga vendi i ngjarjes.

Maloku tha se gjithashtu po i sekuestrojnë “të gjitha dokumentet”.

Prokurori tha se Policia do të zbarkojë edhe në disa vende nga ku dyshohet se po monitorohen këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

“Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë kontrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e sigurisë”, tha ai.

Këto kamera dyshohet se monitorohet nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit. Prokurori Maloku tha se pamjet e regjistruara janë përcjellur deri te strukturat e sigurisë në Serbi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat