Deklarata skandaloze për Kosovën, kërkohet shpallja non-grata e Grenellit

Aktuale

Deklarata skandaloze për Kosovën, kërkohet shpallja non-grata e Grenellit

Nga: A.M Më: 14 korrik 2022 Në ora: 12:15
Richard Grenell

Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe Bashkimin Evropian, për pengim të procesit të dialogut.

“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.

Ai ka kërkuar poashtu që KFOR-i të tërhiqet nga Kosova dhe që Serbisë të mos i kërkohet njohja e Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate të Grenellit ka reaguar ashpër profesori Enver Bytyçi.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi që të shpallet non-grata, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shpalleni Grenellin non-grata në Kosovë!

Sepse edhe ai e shpalli Kosovën publikisht pjesë përbërëse të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat