Krasniqi: Lista serbe nuk shfaqë ndonjë interes që lidhet me pushtetin lokal

Aktuale

Krasniqi: Lista serbe nuk shfaqë ndonjë interes që lidhet me pushtetin lokal

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 19:03
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Lista Serbe nuk e shfaq ndonjë interes që lidhet me pushtetin lokal.

Ai, në Info Magazine, ka folur për qëndrimin e tyre ndaj Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të cilët nuk e kanë mbështetur.

“Nuk kemi asnjë reflektim nga ana e tyre, i kam informuar të gjitha grupet parlamentare, Lista Serbe nuk ka ndonjë arsye, nuk shfaq ndonjë kërkesë që ndërlidhet me pushtetin lokal, nuk shfaq ndonjë kërkesë në avancimin e të drejtave të komuniteteve”,ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat