Zyrtare: Tensionohet situata në veri, të shtëna armësh në drejtim të policisë, lëndime dhe maltretime të shqiptarëve

Aktuale

Zyrtare: Tensionohet situata në veri, të shtëna armësh në drejtim të policisë, lëndime dhe maltretime të shqiptarëve

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 18:28 Përditësuar në ora: 18:41 më 31.07.2022
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës

Situata në Veri: Bllokohet një rrugë në Zubin Potok

Situata në Veri: Bllokohet një rrugë në Zubin Potok

Serbët kanë bllokuar një rrugë në komunën e Zubin Potokut. Rruga e bllokuar është në fshatin Rudar të kësaj komune, ndërsa lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, ka thënë për “Kossev” se ka ardhur deri te bllokimi i një rruge në Zubin Potok.“Kishte bllokim të rrugës në Zubin Potok afër Rudarit. Pretendohet se është përhapur një lajm i rrejshëm se komuna do të bllokohet nga njësitet speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë qëllim të tillë”, ka thënë Hoti.

Serbët kanë lëshuar alarmin e njohur si ‘usbuna’, i cili shërben për grumbullimin e serbëve të veriut.

Ky alarm vije sot, më 31 korrik, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.

 

​Petkoviq në Rashkë me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Petar Petkoviq, ka pritur sot në takim në Rashkë përfaqësuesit politikë të serbëve nga veriu i Kosovës.

Petkoviq theksoi se ka ardhur për të diskutuar për situatën “jashtëzakonisht komplekse në Kosovë”, pas vendimit të Prishtinës zyrtare për reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet serbe duke nisur nga 1 gushti.

Ai po ashtu thekson se do të diskutojë për lëvizjet “e njëanshme” të Prishtinës për targat serbe si dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, transmetojnë mediat serbe.

​Forca të shtuara të Njësisë speciale arrijnë tek ura e lumit Ibër

Forca të shtuara të Njësisë speciale arrijnë tek ura e lumit Ibër Forca të shtuara të Njësisë speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.

E gjithë kjo vjen në kohën kur në veri rreth orës 16:00 janë aktivizuar sirenat për alarm.

Mediat serbe raportojnë për grumbullim të serbëve të Rudare në Zveçan një ditë para hyrjes në fuqi të masave reciproke ndaj letërnjoftimeve dhe targave serbe.

Aktivizohen sirenat për alarm në veri të Mitrovicës

Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar sirenat për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku, por zyrtarët e policisë nuk kanë mund të konfirmojnë për median se për çfarë bëhet fjalë.

Media ka kontaktuar zëdhënësin e policisë rajonale për veriun Branislav Radoviq, i cili ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh në veri.

Aktualisht në veri të Mitrovicës nuk ka grumbullime, ndërsa qytetarët në jug po afrohen te lumi i Ibrit për të kuptuar se çfarë po ndodh, por ata po pengohen nga policia.

Ndërkohë rrugët në Mitrovicë kanë nisur të zbrazen nga qytetarët.

Ndryshe, mediat serbe raportojnë për grumbullim të qytetarëve në Rudare të Zveçanit, duke mos dhënë më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat