​Policia e Kosovës: Nuk ka ndalim të qytetarëve në veri të Mitrovicës

Aktuale

​Policia e Kosovës: Nuk ka ndalim të qytetarëve në veri të Mitrovicës

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pohimet për kinse ndalimin dhe maltretimin e qytetarëve në veri të Mitrovicës, duke thënë se të gjitha veprimet e saja policore i ndërmerr bazuar në autorizimet ligjore, në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Qarkullimi i këtyre informacioneve të pavërteta, kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e pasigurisë te qytetarët. Ju sigurojmë se Policia e Kosovës përmes realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, ka të vetmin qëllim, parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe kontrabandës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet në deklaratë.

Gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë kufitarë janë penguar në kryerje të detyrës nga një person në gjendje të dehur, i cili është shoqëruar në stacion policor dhe të gjitha veprimet ndaj të njëjtit do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e informacioneve të tilla të pasakta”, përfundon deklarata e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat