Pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova, gjendja nëpër pikat kufitare

Aktuale

Pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova, gjendja nëpër pikat kufitare

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Po vazhdojnë pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova, në shumicën e pikave kufitare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjendja më ë e rënduar është në Merdare.

Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni deri në 3 orë. Për të hyrë, pritjet po zgjasin 10-15 minuta.

Te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë 25-30 minuta, derisa për të hyrë 5-10 minuta.

Pritjet për dalje në Muçibabë janë 10-15 minuta, e për të hyrë 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.

Image
Gjendja nëpër pikat kufitare
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat