Ky është 22-vjeçari që u vra mbrëmë në Lipjan

Aktuale

Ky është 22-vjeçari që u vra mbrëmë në Lipjan

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 08:30
D.G

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Lipjan.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, është shprehur Ahmeti.

Gazeta mëson se personi  i vrarë është D.G, i moshës 22 vjeçare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat