Bytyçi: Kështu do të ndodhte me Asociacionin, nëse Osmani dhe Kurti do të pajtoheshin

Aktuale

Bytyçi: Kështu do të ndodhte me Asociacionin, nëse Osmani dhe Kurti do të pajtoheshin

Nga: A.ZH Më: 6 gusht 2022 Në ora: 10:13
Enver Bytyçi

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka deklaruar dje se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, nuk duhet të krijojë “shtet mbi shtetin e Kosovës”.

Duke komentuar këtë deklaratë të zyrtarit amerikan, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike Enver Bytyçi, ka thënë se nëse institucionet e Kosovës do të pajtoheshin me Asociacionin që zhbën shtetin, as Uashingtoni nuk do ta kundërshtonte.

Sipas tij, edhe më i fuqishmi pajtohet kur sheh se si politikanët e Kosovës mbrojnë pavarësinë, shtetësisë dhe tërësinë territoriale, përcjell Bota sot.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Gabriel Escobar ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, të mos defunksionalizojë institucionet e Kosovës dhe të mos krijojë një shtet brenda shtetit të Kosovës!

Ja çfarë do të thotë mbrojtje me vendosmëri të shtetësisë së Kosovës! Nëse autoritetet e vendit do të ishin dakord me një asociacion që zhbën shtetësinë, me siguri që askush, as Uashingtoni, nuk do ta kundërshtonte!

Edhe ndarja e Kosovës u motivua me formulën: "Kur liderët politikë të te dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, janë dakord, pse të mos bëhet ndryshimi i kufijve?! Kështu do të ndodhte edhe me asociacionin, nëse Osmani dhe Kurti do të pajtoheshin.

E shihni se çdo të thotë të jesh konsekuent në mbrojtjen e të drejtës së pavarësisë, shtetësisë dhe tërësisë territoriale?! Edhe më i fuqishmi pajtohet me ty! Ndryshe vret veten me gishtin e madh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat