Reagon Xhelal Sveçla: Dy herë strukturat kriminale kanë shtënë për t’i vrarë zyrtarët policorë

Aktuale

Reagon Xhelal Sveçla: Dy herë strukturat kriminale kanë shtënë për t’i vrarë zyrtarët policorë

Nga: N. Sh. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 15:57
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit që sot u është bërë Policisë së Kosovës në veri.

Sveçla përmes një postimi në facebook, ka treguar se rreth 10 herë është shtënë në drejtim të zyrtarëve të policisë kufitare derisa po kryenin detyrën e tyre zyrtare në Liqenin e Ujmanit.

Ai thotë se grupet ilegale serbe po bëjnë përpjekje që të pengojnë Policinë të kryen detyrën e tyre brenda vendit.

Ai tregon se bernda 1 jave dy herë sturktura kriminale kan shtënë në drejtim të Policisë për t’i vrarë.

Postimi i plotë:

Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë.

Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat