Haliti: Amerika na konfirmoi qëndrimin për Asociacionin; por ka një thirrje për qeverinë

Aktuale

Haliti: Amerika na konfirmoi qëndrimin për Asociacionin; por ka një thirrje për qeverinë

Nga: H.O. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:28
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti në një postim të tij në Facebook ka shkruar se qëndrimi i SHBA-ve për asociacionin e komunave serbe, ka qenë i kristalizuar.

Ai thotë se këtë e ka konfirmuar edhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Tutje, Haliti shkruan se ‘institucionet e Kosovës nuk duhet të humbin më kohë, por duhet ta kapin momentumin që çështjet e mbetura pezull t’i zgjidhin konform Kushtetutës’.

Postimi i plotë:

Qëndrimi amerikan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe çdo herë ka qenë i kristalizuar.

Këtë e rikonfirmoi edhe njëherë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se “krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë ‘shtet brenda shtetit’”.

Institucionet e Kosovës nuk duhet të humbin më kohë, por duhet ta kapin momentumin që çështjet e mbetura pezull t’i zgjidhin konform Kushtetutës, dhe në koordinim të plotë me BE-në dhe me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat