​Wigemark: Sulmet kriminale ndaj policisë në veri duhet të ndalen menjëherë

Aktuale

​Wigemark: Sulmet kriminale ndaj policisë në veri duhet të ndalen menjëherë

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 21:29
Lars Gunnar-Wigemark

Shefi i EULEX-it Lars Gunnar-Wigemark ka deklaruar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë akte kriminale që duhet të ndalen menjëherë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës.

Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX do të shtojë patrullimet e saj në zonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat