Gërvalla u shpreh ngushëllime familjeve të të vdekurve nga aksidenti në autostradën kroate

Aktuale

Gërvalla u shpreh ngushëllime familjeve të të vdekurve nga aksidenti në autostradën kroate

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 00:18
Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve nga aksidenti në autostradën kroate.

Nga ky asksident mbetën të vdekur 12 persona dhe 32 të tjerë janë lënduar.

Gërvalla-Schwarz gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Kroaci që mori jetën e pelegrinëve polak. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar ministrja në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat