Vetura me targa të Serbisë pa ‘stikera’ rrugëve të Prishtinës

Aktuale

Vetura me targa të Serbisë pa ‘stikera’ rrugëve të Prishtinës

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një veturë me targa serbe është parë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, duke qarkulluar pa ngjitës në targa.

Nga pamjet e siguruara nga media, shihet vetura pa ‘stikersa’ në simbolet shtetërore në targa, duke lëvizur kah komuna e vjetër në Prishtinë.

Kujtojmë se më 4 tetor të vitit të kaluar ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Kjo marrëveshje parasheh që të mbulohen simbolet shtetërore të Serbisë në targa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat