Serbia nuk e pranon gjakun e Kosovës

Aktuale

Serbia nuk e pranon gjakun e Kosovës

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:23
Bekteshi vendosi që të dhuronte gjak, me letërnjoftim të Kosovës, për të parë nesë Serbia do ta pranonte atë dhe ata e refuzuan

Kemil Bekteshi, artisti 25-vjeçar shtetas i Serbisë, me prindër nga Kosova, shpesh në veprat e tij artistike trajton situatën gjeopolitike në Ballkan.

Një nga veprat e tij është edhe “Gjaku i Vjetër”, ngjarje që u zhvillua në Institutin për Transfuzionin e Gjakut të Serbisë, në të cilën vepër ai vë në pikëpyetje marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë jam me origjinë nga Beogradi. Prindërit e mi kanë emigruar nga Kosova në Serbi dhe unë kam lindur atje. Në Beograd ndoqa shkollën fillore dhe arsimin bazë. Unë kam nënshtetësi serbe. Mirëpo, prindërit e mi janë me origjinë nga Kosova, që do të thotë se në venat e mia rrjedh gjak i pastër kosovar”, ka deklaruar Bekteshi.

E për realizimin e kësaj vepre, ai është motivuar nga një ngjarje personale, raporton Balkans.aljazeera

Bekteshi vendosi që për herë të parë në jetën e tij të dhuronte gjak, me letërnjoftim të Kosovës, për të parë nesë Serbia do ta pranonte atë dhe ata e refuzuan.

Shfaqja e dhurimit të gjakut, do të fillojë më 7 shtator të këtij viti dhe deri më tani është realizuar dy herë – ku në të dyja rastet gjaku i Bekteshit është refuzuar.

“Herën e parë u trondita, nuk e mendoja se gjaku do të refuzohej, ndërkaq herën e dytë e dija se çfarë përfundimi më priste. Pas performancës më lindi një pyetje e re. Më interesonte nëse do të pranohej gjaku, nëse dikush do të duhej ta merrte, a do të duhej të theksohej se është gjak i Kosovës”, ka vazhduar artisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat