Haradinaj takon presidentin e Shqipërisë: Sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë është jetik

Aktuale

Haradinaj takon presidentin e Shqipërisë: Sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë është jetik

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj ka thënë se me presidentin Begaj kanë pasur një bisedë të hapur e vëllazërore.

Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe sinqeriteti në raport me aleatët e sigurisë është jetik si asnjëherë më parë.

Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.
Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë
”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat