Islami thotë se barrikadat në veri nuk u ngritën kundër reciprocitetit, por për asociacionin

Aktuale

Islami thotë se barrikadat në veri nuk u ngritën kundër reciprocitetit, por për asociacionin

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:35
Pamje nga Mitrovica

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë se me bllokimin e rrugëve për në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, strukturat ilegale serbe nuk kanë për qëllim të kundërshtojnë reciprocitetin me letërnjoftime dhe targa të veturave.

Ai thotë se të gjitha këto veprime po bëhen në mënyrë që të shtohet presioni nga institucionet e Serbisë te bashkësia ndërkombtare në mënyrë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca të plota.

“Sa i përket asaj situate pra të gjithë kanë qenë të njohur me vendimin e Qeverisë që targat dhe reciprociteti për letërnjoftimet do të hyjë në fuqi më 1 gusht, strukturat ilegale kanë vepruar para kohe. Dhe realisht nuk ka qenë problemi dhe mendoj se nuk është problemi i letërnjoftimeve në reciprocitet ose tabelat qëllimi i institucioneve të Serbisë dhe strukturave ilegale të veriut është që të bëjë presion te bashkësia ndërkombëtare për krijimin e Asociacionit të Komunave me kompetenca të shtuara”, tha ai.

Sipas tij, formimi i një Asociacioni të tillë do ta bënte Kosovën një “shtet jofunksional”.

Kurse, sa i përket shtyerjes së zbatimit të vendimit për 30 ditë, Islami thotë se është fitore e Qeverisë së Kosovës.

Kjo, thotë ai, për shkak se vendimi ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe shtetet e QUINT-it.

Dhënia prej 30 ditësh afat nga ana e Qeverisë së Kosovës është një fitore e Qeverisë së Kosovës edhe në raport me bashkësinë ndërkombtare dhe ka avancuar edhe në raport me Serbinë sepse pjesa dërmuese menduan se vendimet e Qeverisë nuk janë në harmoni me bashkësinë ndërkombëtare, SHBA dhe QUINT-i dhe deklarata e ambasadorit amerikan se gjithçka ishin të informuar dhe të koordinuar. Kjo tregon se gjithçka ishte e koordinuar dhe tash me propozimin e SHBA-ve që t’u jipet hapësirë në mënyrë që të informohen ashtu thuhej më tepër qytetarët serbë kjo tregon se veprimet që do të ndërmirren nga institucionet e Kosovës do të jenë konform ligjit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat