Yamanaca: Japonia do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës

Aktuale

Yamanaca: Japonia do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 19:29
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka pritur sot në takim Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë, me të cilin ka biseduar mbi vazhdimin e bashkëpunimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Latifi me këtë rast falënderoi diplomatin japonez për ndihmën e shtetit të Japonisë sidomos gjatë pandemisë përmes pajisjeve, aparaturave të nevojshme dhe barnave antiCOVID-19 për QKUK-në dhe spitalet rajonale.

Në takim u bisedua edhe vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të tjera për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, fuqizimin e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor.

Ndërkaq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaca, shprehu gatishmërinë e vendi të tij për ta mbështetur Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat