​Bislimi takon ambasadoren Ziv, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Aktuale

​Bislimi takon ambasadoren Ziv, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv me të cilën biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre.

Në takim u diskutua edhe mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke nisur nga shëndetësia e deri tek investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Punësimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, ku dhe u përmend fuqizimi i rolit të gruas dhe potenciali i madh i rinisë kosovare, duke pasur parasysh dhe moshën mesatare të re të popullsisë në Kosovë.

Një nga temat që u përmend gjatë takimit, ishte dhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli gjithashtu edhe mbi situatën në veri dhe reciprocitetin ndaj letërnjoftimeve dhe targave të lëshuara nga Serbia, i cili do të nisë zbatimin nga data 1 shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat