Politikani ukrainas kërcënon sërish Serbinë për Kosovën: “Edhe ushtria, nëse duhet, është koha”

Aktuale

Politikani ukrainas kërcënon sërish Serbinë për Kosovën: “Edhe ushtria, nëse duhet, është koha”

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 10:24
Alexey Goncharenko

Deputeti i Ukrainës Alexey Goncharenko ka deklaruar se asambleja ende nuk është mbledhur për të diskutuar projekt-rezolutën për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në atë rezolutë ai bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Një anëtar i Partisë së Solidaritetit Evropian, partia e ish-presidentit Petro Poroshenko, thotë se në parim ideja e tij mbështetet dhe se është një nga temat më të diskutuara publike në Ukrainë.

“Para 24 shkurtit, disa njerëz thoshin se nëse Ukraina e pranon Kosovën, atëherë Rusia mund të justifikojë atë që ndodhi në Krime dhe Donbas. Por pas 24 shkurtit, e gjithë bota tashmë e kuptoi se ishte vetëm një pushtim i Rusisë dhe jo vullneti i vërtetë i njerëzve. Unë mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të njohë Kosovën”, tha Goncharenko.

Por ai sërish haptazi kërcënoi Serbinë në rast të sulmit ndaj Kosovës. Ai tha se Ukraina duhet të mbështesë Kosovën, ndoshta edhe ushtarakisht nëse është e nevojshme, dhe se për këtë ka marrë edhe kërcënime nga serbët.

“Por nuk është vonë për mua, rusët deri më tani kanë planifikuar të më vrasin dy herë dhe të më rrëmbejnë një herë. Kështu që këto kërcënime janë thjesht asgjë”, tha Goncharenko.

Goncharenko shton se krahasimi i rastit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Moska shërben për të justifikuar “pushtimin e territoreve ukrainase”.

“Serbia në përgjithësi vepron si vegël e Putinit, kështu që kjo nuk është punë e madhe. E gjithë bota e sheh se në vendin tonë po bëhet një pushtim i qartë, një pjesë e të cilit është e pushtuar dhe atje po kryhet gjenocid. Gjendja në vendin tonë nuk është e njëjtë si në Kosovë”, shtoi deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat