Vazhdon aksioni në Brezovicë: përfshihen gjashtë institucione

Aktuale

Vazhdon aksioni në Brezovicë: përfshihen gjashtë institucione

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 10:32
Brezovica

Prokuroria në Ferizaj, në bashkëpunim me pesë institucione të tjera shtetërore, janë duke vijuar aksionin kundër ndërtimeve pa leje në Brezovicë të Shtërpcës, të martën.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.

Aksioni është vlerësuar vazhdimësi e atyre të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”, njoftoi Prokuroria.

Prokuroria tha se qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar “se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat