Largohet përfundimisht tarraca e hotelit të Pacollit në Prishtinë

Aktuale

Largohet përfundimisht tarraca e hotelit të Pacollit në Prishtinë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas vërtetimit të vendimit të Komunës së Prishtinës, gjatë së martës është hequr tarraca e hotelit “Swiss Diamond”, e cila ishte e vendosur pa leje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Për largimin e kësaj tarrace, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar javë më parë.

Pronar i hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), është Selim Pacolli, ish-nënkryetar i komunës.

Pacolli, në një deklarim të hënën e kaluar, ka thënë se prona ku ndodhet tarraca është në pronësi të hotelit.

“Prona ku po largohet pjesa metalike është në pronësi të hotelit. Do të largohet materiali i vrazhdë dhe atë po e bëjmë ne e jo inspektorati i Komunës së Prishtinës. Largimin e tarracave është dashur ta marrë Shpend Ahmeti sa kemi qenë në bashkëqeverisje. Edhe ne jemi si gjithë të tjerët që kanë veprimtari në qendër”, ishte shprehur ai.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat