MASHTI ndanë 20 bursa nga 7 mijë Euro

Aktuale

MASHTI ndanë 20 bursa nga 7 mijë Euro

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:11
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se MASHTI do t’i mbështes me bursë 20 studentë që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Nagavci ka shkruar se shuma e bursës do të jetë 7 mijë euro derisa do të mbështeten disa kategori të studentëve.

“Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20. Përparsi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka shkruar se ky është viti i dytë që MASHTI po mbështet të rinjtë që studijojnë në këto universitete.

“Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat