Kurti iu flet serbëve nga mbledhja e Qeverisë për targat dhe dokumentet, ka një thirrje për ta

Aktuale

Kurti iu flet serbëve nga mbledhja e Qeverisë për targat dhe dokumentet, ka një thirrje për ta

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:18 Përditësuar në ora: 12:41 më 10.08.2022
Qeveria e Kosovës

Kurti: Më 1 shtator rifillon zbatimi i vendimit për targa dhe letërnjoftime, nuk konfiskohen dokumentet serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 1 shtator do të vazhdojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe atij për dokumente në kufi me Serbinë. Krahas kësaj, Kurti ka thënë se do të vazhdojnë fushatën e informimit për qytetarët për çka ka theksuar se vendime të tilla i shërbejnë rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve në gjithë Republikën e Kosovës.

Në hapjen e mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit i është drejtuar qytetarëve serbë duke ju thënë se vendimi për pajisje me dokumente në kufi nuk e pengon lirinë e lëvizjes dhe nuk parasheh konfiskimin e dokumenteve të tyre të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kurti: Pajisja me dokumentin për hyrje/dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje në pikat kufitare për ata që prezantojnë dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për tu pajisur me këtë dokument është 20 sekonda. Ndërkohë që për një masë të njëjtë tash e 11 vjet sa herë që ne udhëtojnë në Serbi duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta. Kam dëgjuar për lajmin e rreme se ID-të dhe dokumentet serbe do të konfiskohen në këmbim të dokumentit për hyrje dalje, kjo nuk është e vërtetë, dokumenti për hyrje dalje është dokument shtesë i cili jepet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera në institucionet tona shtetërore gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka bërë thirrje për kujdes ndaj dezinfomratave pasi siç tha ai, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Kurti: Dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

“Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme dhe dezifnomrmatave, ndërkaq rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar, sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Ju bëj thirrje edhe njëherë që të përcillni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë dhe institucionet e tjera bartëse, të verifikoni burimet e lajmeve dhe të mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin. Fushata jonë e informimit për regjistrimin e tabelave do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur edhe do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Ne e dimë që barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vinë nga poshtë por vendosen nga lart, ato as nuk ju përfaqësojnë juve qytetarëve tanë, as nuk ju mbrojnë juve, në anën tjetër Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë edhe përbëhen nga qytetarët tanë pa dallim edhe janë në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se më 1 gusht, për aq sa ishte vendimi në fuqi, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin lëshuar 2679 dokumente pa asnjë incident të shënuar apo ankesë të deponuar.

Kurti: Konvertimi i targave të veturave nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit

“Përballë fushatës sonë të informimit për vendimet e qeverisë të datës 29 qershor dhe thirrjes për ligjshmëri, u ngrit një fushatë e dezinformimit e cila nxiste frikë dhe synonte destabilitet, ajo ishte vetëm në shërbim të barrikadave. Në përbërje me individë të armatosur ne te kaluar kriminale barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që te mbronin krimin e organizuar në veri të vendit. Të dashur bashkëqytetarë, konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë republikën tonë. Duke i kontribuar këtyre qëllimeve mund në të njëjtën kohë mund të përfitohet nga lirimi nga taksat doganore, taksa administrative, tarifa për targën dhe tarifa për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjetit që në vlerë totale kapin shifrën prej rreth 5 mijë euro”, ka thënë ai.

Bislimi kërkon lejen e Osmanit për ta nënshkruan marrëveshjen IPA 2021, jep detaje për zbatimin e MSA

Presidentes Vjosa Osmani i është kërkuar autorizimi për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2021 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Kërkesa është bërë në mbledhjen e Qeverisë, nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Me këtë rast ai ka thënë se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt.

Ai ka njoftuar gjithashtu kabineti qeveritar edhe për zbatimin e Programit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës prill-qershor 2022

Sipas tij, plani përfshin 233 masa ku deri në fund të qershorit janë zbatuar, ka vonesa të vogla te 7 masa., 5 masa nuk kanë filluar ende zbatimin dhe sqaroi se janë një mori masash në zbatim e sipër.

Shkarkohen tre anëtarë të Bordit të “Infrakosit”

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për shkarkimin e tre anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes publike “Infrakos”.

Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhita janë tre emrat e propozuar për shkarkim.

Bordi i ‘Infarkos’ ka ngecur në realizimin e objektivave afariste. Anëtarët e Bordit kanë bërë shkelje të detyrave fidusiare, duke mos adresuar me efikasitetin e duhur një mori problemesh që përballet kjo ndërmarrje”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka propozuar që të emërohet një Bord i përkohshëm që përbëhet nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hondozi anëtarë.

​Kurti fton serbët të marrin targat e Kosovës: Barrikadat në veri vendosen nga lart, jo nga poshtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë, për targat dhe letërnjoftimet por ka shtuar se edhe pas kësaj date do të vazhdojnë fushatën informuese për tabelat e veturave.

Në hapjen e mbledhjes së Qeverisë, Kurti, u është adresuar qytetarëve përveç në gjuhën shqipe edhe në atë serbe, ka thënë se përballë thirrjes për ligjshmëri është ngritur një fushatë e dezinformimit që synonte destabilitet.

“Përballë thirrjes per ligjshmëri u ngrit një fushatë e dezinformimit që synon destabilitet”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, barrikadat në veri ishin në përbërje me individ të armatosur me të kaluar kriminale.

“E dimë që barrikadat që vendosen në veri nuk vinë nga poshtë, por vendosen nga lart, nuk ju përfaqësojnë juve qytetarëve tanë e as nuk ju mbrojnë juve. Në anën tjetër Policia e Kosovës është më shërbim të qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar ai.

Sipas tij, konvertimi i targave të automjeteve nga ilegale në RKS i shërben rendit dhe ligjit.

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje në pikat kufitare nuk do të pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për pajisje me këtë dokument është 20 sekonda. Kam dëgjuar për lajmin e rreme se ID ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi kjo nuk është e vërtetë, dokumenti për hyrje dalje është dokument shtesë që jepet pa pagesë me te cilin mund të merren shërbime tjera në institucionet tona gjatë qëndrimit në Kosovë. Askush nuk është imun ndaj dezinformatave, rreziku prej tyre është shumë i madh. Na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Fushata jonë e informimit për tabelat e veturave do të vazhdojë e nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur do të fillojnë të zbatohen dy vendimet tona”, ka thënë Kurti.

Qeveria emëron Bordin e drejtorëve në “Trainkos” dhe tri ndërmarrje tjera

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka emëruar anëtarët në bordet e katër ndërmarrjeve publike.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.

Kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.

Ndërkaq, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Qveria voti edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, kryesues, Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin edhe të Bordit të kompanisë Ujitjes Radoniqi-Dukagjini. 12 kandidat i janë rekomanduar Qeverisë, përderisa për kryesues u propozua Ilir Dula.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të kompanisë rajonale ujësjellësi “Bifurkacioni”. Për kryesues të Bordit u propozua Naim Rexhaj kryesues, Kujtesa Ahmeti për anëtare, edhe Kujtesa Ramadani për anëtare.

Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për shtesat e punëtorëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 100 mijë eurove për mbështetjen me shtesa nga 100 euro për punëtorët e sektorit publikë.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se ndarja e mjeteve ka të bëjë me shtesat nga 100 euro për një kategori të punëtorëve të sektorit publikë, të cilët deri tani nuk i kanë pranuar mjetet.

“Bëhet fjalë për plotësim-vendimin paraprak që kishte të bënte për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik.

Dhe bëhet fjalë për kategori që kanë mbetur pa u trajtuar në rundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro”, tha ministri Murati.

Kurti: S’konfiskohen dokumentet e Serbisë, është lajm i rremë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se reciprociteti për letërnjoftime dhe targat me Serbinë do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori.

Po sipas tij, Qeveria po ballafaqohet me lajme të rreme rreth masës së reciprocitetit.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka deklaruar se ka dëgjuar një lajm të rremë me pretendimin se “dokumentet e Serbisë do të konfiskohen në kufi” në këmbim të dokumentit për hyrje-dalje.

Megjithatë, Kurti ka thënë se ky pretendim “nuk është i vërtetë”.

“Përballë fushatës tonë për vendimet e Qeverisë dhe thirrjes për ligjshmëri u ngrit një dezinformatë, informimi për barrikada. Barrikadat u bënin rezistencë vetëm që të mbrojmë vendin. Konvertimi i targave në RKS i shërben rendit dhe ligjit. Në vlerën totale kapin shifrën 5 mijë euro. Për një masë të njëjtë duhet të presim mbi 60 minuta”.

“Kam dëgjuar për lajmin e rreme që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi nuk është e vërtetë. Me 1 gusht ishin lëshuar4 mbi 2000 dokumente për hyrje dalje. Po jetojmë në një epokë sfiduese dhe na duhet kujdes i shtuar. Dezinformimi paraqet rrezik mjaft të madh. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë kur do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Barrikadat që vendosen në veri vijnë nga lartë”.

Kurti iu flet serbëve nga mbledhja e Qeverisë: Ndërroni targat, dokumenti për hyrje-dalje s’e pengon lirinë e lëvizjes

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke iu bërë sërish thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve të tyre në RKS.

Kurti tha para ministrjave se “Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë sqarimet për procedurat dhe lehtësitë” lidhur me këtë çështje.

“MPB ka publikuar të gjitha njoftimet në gjuhën shqipe dhe serbe, teksa ka pasur edhe aktivitete informuese në terren”, tha Kurti.

Ai tregoi për përfitimet e qytetarëve serbë nga konvertimi i targave të automjeteve të tyre.

“Konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën tonë”, tha Kurti.

Kryeministri përmendi lirimin nga taksat dhe tarifat me këtë rast, që tha se “në vlerë totale kapin shifren prej rreth 5 mijë euro”.

Ai foli edhe për vendimin për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje, që u shtye për të nisur së zbatuari nga 1 shtatori.

“Vendimi për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes”, tha Kurti.

Ai tregoi se dokumenti nga institucionet e Kosovës në kufi lëshohet për 20 sekonda, ndërsa theksoi se procedura e kësaj nga ana e Serbisë ua merr qytetarëve të Kosovës 10 deri në 60 minuta kohë.

Kurti foli edhe për informacionin e rremë nga Beogradi se qytetarëve serbë do t’u konfiskohen dokumentet e identifikimit, ndërsa i porositi qytetarët: “Mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim e kanë destabilizimin”.

Të njëjtat fjalë, kryeministri i tha edhe në gjuhën serbe.

Kurti mbledh sot ministrat

Qeveria e Kosovës sot të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të fillojë në ora 10:00.

Në njoftimin për media nuk është saktësuar se çfarë pritet të diskutohet si pikë e rendit të ditës.

Njoftimi i plotë:

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë

Koha: ‪10:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat