Lirohet nga spitali Vali Corleone, ja ku ishte i plagosur

Aktuale

Lirohet nga spitali Vali Corleone, ja ku ishte i plagosur

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:43
Vali Corleone

Vali Corleone, është liruar nga spitali i Gjilanit pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ukshin Ismajli, drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit.

Ismajli tha se Corleone kishte marrë plagë në këmbën e djathtë.

Si e dyshuar për këtë vepër është arrestuar një 22 vjeçare me inicialet A.S, e cila është ndaluar për 48 orë.

Ajo dyshohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Prokuroria Themelore e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat