​Ujkani dhe Krasniqi diskutojnë për planifikimin para sekuestrimeve të pasurisë

Aktuale

​Ujkani dhe Krasniqi diskutojnë për planifikimin para sekuestrimeve të pasurisë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani ka pritur në takim pune drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në Ministrinë e Drejtësisë, Enver Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit, planifikimin para sekuestrimeve apo konfiskimeve të mundshme të pasurive,

si dhe shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e të cilat janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Po ashtu, të pranishmit u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat