Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, znj. Natacha Gomes

Aktuale

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, znj. Natacha Gomes

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:44
Pamje nga takimi

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, znj. Natacha Gomes.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadoren Natacha Gomes, të cilën e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe kontributin e saj në përafrimin e dy shteteve tona.

Përveç tjerash, Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim, të nënshkruar para disa jave, në vlerë prej 35 milionë euro. 

Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat