Lushtaku: Të lejohet shamia në shkolla, ishte premtim i Kurtit

Aktuale

Lushtaku: Të lejohet shamia në shkolla, ishte premtim i Kurtit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:59
Mergim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka folur për Udhëzimin Administrativ, nenin që e ndalon bartjen e uniformave fetare në shkollat e mesme.

Lushtaku ka thënë se Kurti ka pasur premtime publike në largimin e këtij neni, por sipas tij gati dy vite nuk e ka realizuar asnjë premtim.

“Kurti sa ka ardhur në pushtet dhe ka lobuar për këtë, ka pasur premtime publike në këtë drejtim dhe e shohim se gati dy vite dhe nuk e ka realizuar premtimin çfarë e ka bërë grupit përfaqësues të komunitetit që e praktikojnë fenë në këtë drejtim dhe sigurisht që kjo është në ndërgjegjen e tij dhe parimet e tij”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se Nagavci kundërshton ndryshimin e udhëzimit administrativ.

Sipas tij, është e drejtë themelore e fëmijëve të Kosovës që të shkollohen në mënyrë të barabartë.

“Ka një kundërshtim nga ministresha Nagavaci në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, por besojë që çdo vonesë është e gabueshme, sepse për mendimin tim është e drejtë themelore që nxënësit të arsimohen dhe të përfundojnë shkollën e mesme dhe atë fillore. Është e drejtë themelore e fëmijëve të Kosovës të shkollohen në mënyrë të barabartë”, tha Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat