Kryeministri Kurti e Murati nesër vizitojnë Doganën, paralajmërojnë prononcim për media

Aktuale

Kryeministri Kurti e Murati nesër vizitojnë Doganën, paralajmërojnë prononcim për media

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 23:16
Albin Kurti dhe Hekuran Murati

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nesër do të shkojnë për vizitë në Doganën e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Media e Doganës.

Sipas tyre, vizita pritet të fillojë në ora 08:30, në Drejtorinë e Doganës.

“Vizita e kryeministrit zgjat rreth një orë si dhe në fund të vizitës do të ketë prononcim për media nga Kryeministri z. Kurti, Ministri z. Murati si dhe nga Drejtori I Përgjithshëm z. Llugaliu” thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat