Serbët ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakër, rrëfimi prekës i luftëtarit nga Abria e Madhe

Aktuale

Serbët ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakër, rrëfimi prekës i luftëtarit nga Abria e Madhe

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 23:24
Imer Deliu

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ po transmetohet cikli i rrëfimeve të të mbijetuarve të luftës e luftëtarëve.

Sonte është i ftuar luftëtari i lirisë Imer Deliu i cili është dëshmitar i masakrës së Abrisë së Madhe ku u vranë dhe u masakruan 23 anëtarë të familjes së tij dhe 9 anëtarë të familjes Mulliqi.

Ai tregoi se i kanë ruajtur kufomat në mënyrë që ato të dokumentoheshin.

“Ne i kemi ruajtë kufomat derisa ato janë regjistruar nga gazetarët”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe për në ngjarje tjetër që ka ndodhur po të njëjtën ditë, ku thotë se në fshatin Kullbovc janë masakruar 13 djemë më armë të ftohta.

“Në fshatin Kullbovc janë mbyt 13 djemë me armë të ftohta, në mënyrën më mizore të mundshme. Për shkak që ka ndodh në të njëjtën ditë me ngjarjen e Abrisë, pothuajse asnjë media nuk është interesuar. Ngjarjet në Kosovë janë aq të mëdha”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat