Analisti politik: Të kemi pritshmëri reale për takimin në Bruksel

Aktuale

Analisti politik: Të kemi pritshmëri reale për takimin në Bruksel

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 00:25
Blerim Gashi

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Gashi, sonte në emisionin debatues “Politiko”, ka cilësuar se për takimin që pritet të mbahet javën e ardhshme në mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq duhet të kemi pritshmëri reale.

“Dinamika mes takimeve, ta quaj e këtyre titanëve politikë si z. Kurti dhe z. Vuçiq dhe gjithë liderëve tjerë që vendosin, është e rritur, ajo u pa me delegimin e përfaqësuesve më të koncentruar që kanë një mbamendje historike apo institucionale, posaqërisht nga pjesa amerikane.

Me Hill-in në Beograd, z. Eskobar dhe ambasadorin ndër më të përkushtuarit që Amerika ka pasur në Kosovë…

del që ky takimi që vie javën e ardhëshme me të gjitha këto shtytjet tutje që disa nga marrëveshjet janë aktualizu siç është plani dinamik për realizimin e marrëveshjes për energji, pritjet duhet të jenë kogja reale…”, ka thënë ndër të tjera komentori politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat