Kurti lavdëron punën e drejtuesve të Doganës – ka një mesazh për Vuçiqin!

Aktuale

Kurti lavdëron punën e drejtuesve të Doganës – ka një mesazh për Vuçiqin!

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 06:50 Përditësuar në ora: 11:23 më 12.08.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

​Kurti: Për 14% janë rritur të hyrat në Doganë, për dy herë e gjysmë janë rritur konfiskimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në Doganat e Kosovës për 14% janë rritur të hyrat në këtë periudhë të vitit, derisa u shpreh se konfiskimi dhe sekuestrimit është rritur për 2 herë e gjysmë.

Këto deklarimet shefi i ekzekutivit i bëri pas vizitës që zhvilloi në Doganën e Kosovës, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Kurti derisa u shpreh i kënaqur me të arriturat e këtij institucioni, ofroi mbështetje për Doganën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës tha se studimet kanë treguar se edhe koha e zhdoganimit ka shënuar progres dhe kjo është e rëndësishme për investitorët e huaj dhe ekonominë e vendit.

Kurti: Konfiskimi dhe sekuestrimi është rritur për 2 herë e gjysmë

“Për gati 14% janë rritur të hyrat në këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar me periudhën e njëjtë, por është interesante që përderisa në vitin e kaluar kemi pasur konfiskime sekuestrime në përmasën prej 2 milionë euro, në të njëjtën periudhë sivjet kemi 5 milionë euro. Pra, dy herë e gjysmë është rritur konfiskimi e sekuestrimi për periudhën e njëjtë me këtë vit, krahasuar me vitin e kaluara. Të hyrat e gjithëmbarshme për vitin 2021, janë mbi 30% më shumë sesa në vitin 2020 dhe është tejkaluar projeksioni për afër 10%. Edhe besueshmëria te qytetarët e republikës për Doganat e Kosovës është rritur. Në vitin e kaluar ka qenë diku mbi 18% më e ulët besueshmëria sesa në këtë vit dhe kjo është një sukses shumë i madh”, u shpreh Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se luftimi i kontrabandës ka shënuar progres dhe ky është mesazh për të gjithë kontrabandistët se tashmë një gjë e tillë nuk është e mundshme.

Murati theksoi se po punojnë në rikthimin e terminaleve doganore që do të jenë në shërbim të bizneseve.

Murati: Sekuestrimet janë bëtë çështje ditore, është mesazh se kontrabanda nuk është e mundur

Institucioni i Doganave të Kosovës është tepër i rëndësishëm sa i përket gjenerimit të të hyrave për shtetin e Kosovës, sidoqoftë ka edhe funksionin tjetër që është ofrimi i sigurisë për qytetarët, pra produktet që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të jenë të sigurta, për më tepër duhet ë sigurohemi që hyjnë përmes kanaleve zyrtare e kjo nënkupton luftimin e kontrabandës çdo cep të vendit. Siç e keni parë edhe ju tashmë zëniet e produkteve të tyre, sekuestrimet, konfiskimet janë bërë çështje pothuajse e përditshme, përderisa në të kaluarën rrallë herë është dëgjuar për to. Kjo është mesazh për ata që provojnë me bë kontrabandë, është mesazh se tashmë nuk është e mundshme një gjë e tillë dhe iu kushton shumë më shtrenjtë sesa të kalojnë nëpër kanalet zyrtare”, deklaroi Murati.

Kurse, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu u shpreh se Dogana vazhdon të ketë një performancë pozitive, krahasuar me vitin e kaluar.

Llugaliu: Këtë vit kemi mbledhur 14% më shumë të hyra se viti i kaluar

Dogana vazhdon të ketë një performancë pozitive krahasuar me vitin e kaluar sikur në fushën e të hyrave që tani për tani po mbledhim 14% më shumë sesa viti i kaluar, kjo kur kemi parasysh se viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht pozitiv në trendet në krahasim me vitet paraprake. Gjithashtu, e kemi njoftuar kryeministrin edhe për rezultatet që kemi në mbrojtjen e shoqërisë dhe përpjekjet e përbashkëta me institucionet tjera të zbatimit të ligjit”, theksoi Llugaliu. 

Kurti deklarohet për shaminë, këto janë fjalët e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës, ka thënë se kjo vizitë në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për këtë institucion.

Kurti i është kundërpërgjigjur edhe Vuçiqit duke u shprehur se Kosova është për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Mirëpo në konferencë shefi i ekzekutivit foli edhe për nismën e disa qytetarëve për lejimin e shamisë nëpër shkolla.

MAShTI është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin që disa qytetarë e kanë nisur këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa e duhet të jenë të lirë të vendosin. Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”, tha ai.

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Kryeministri Albin Kurti, tha se se deklaratat e krerëve në Serbi janë nxitëse dhe se nuk mund të flasin në emër të Kosovës.

Kurti gjatë vizitës n Doganë i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Kosova po përgatitet për sulm ndaj serbëve në veri.

Kryeministri Kurti tha se deklaratat në Beograd për vrasje e dhunë flasin për vete dhe imagjinatën e tyre e jo për Republikën e Kosovës.

“Së pari edhe në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit ndërsa në serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete nuk flasin për republikën tonë, për ne flasin instituicionet”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha tutje se Kosova është për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore mirëpo me 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur dhe organizuar strukturat paralele që u bënë banda kriminale pra kur ata flasin flasin për vete ne jemi për paqe dhe stabilitet afatgjatë”.

“Jemi te Doganat e Kosovës në vitin 2021 janë rritur mbi 30% të hyrat në dallim me vitin 2020. Këtu konstatojmë progresin e Kosovës.  Ne duhet ta mbrojmë këtë progres dhe ka autokratë që janë të shqetësuar me progresin e Kosovës, mos harroni se deklaratat e Beogradit kur folin për Kosovën janë duke folur për vete”.

Kurti lavdëron punën e drejtuesve të Doganës: Të hyrat u rritën për 14%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës, ka thënë se kjo vizitë në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për këtë institucion.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit u shpreh se rritja e të hyrave nga Dogana e Kosovës është 14 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Kurti ka thënë se vlera e konfiskimeve dhe sekuestrimeve për këtë vit ka shkuar në 5 milionë, nga 2 milionë sa ishte një vit më parë.

Unë jam i kënaqur që patëm një vizitë në Dogana e Kosovës dhe kjo vizitë është mirënjohje dhe falënderim për udhëheqjen e Doganës. Policia dhe Dogana janë thelbi i sigurisë së shtetit tonë dhe kur kjo siguri i shtohen të mirat, atëherë nuk mund të themi se nuk shpreh gatishmëri më të shtuar në vijim”.

14 për qind janë rritur të hyrat krahasuar me vitin e kaluar, vjet kishim 2 milionë euro konfiskime ndërsa këtë vit kemi pesë milionë euro. Edhe besueshmëria tek qytetarët për Doganën është rritur”, tha Kurti.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, tha se të hyrat në këtë vit janë më të larta se vitin e kaluar.

Ne e njoftuam kryeministrin se dogana vazhdon të ketë performancë më të mirë se vitin, ku këtë vit kemi të hyra 14 për qind më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu e njoftuam për rezultatin në mbrojtje të shoqërisë”, tha Llugaliu.

​Kurti e Murati mbërrijnë në drejtorinë e Doganës

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë mbërritur në drejtorinë e Doganës.

Ata janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Aktualisht takimi po mbahet me dyer të mbyllura dhe më pas do të ketë deklarime për medie.

Kurti dhe Murati do të vizitojnë Doganën e Kosovës

Kryeminisri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti dhe Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot vizitojnë Doganën e Kosovës.

Ndryshe Dogana e Kosovës është institucioni kryesor për buxhetin e Kosovës.

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro vetëm për pesë muaj të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat