Ministria shpërndan fletushka e banera për targat RKS nëpër pikëkalimet kufitare

Aktuale

Ministria shpërndan fletushka e banera për targat RKS nëpër pikëkalimet kufitare

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:46
Ministria shpërndan fletushka e banera për targat RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar fushatën informuese për qytetarët për pajisjen me targa RKS.

MPB përmes një komunikate për media njofton se banerat, fletushkat u janë shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”. Fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 shtator 2022 deri me 31 tetor 2022, duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”. Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerat dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”, thuhet në komunikatë.

Image
Ministria shpërndan fletushka e banera për targat RKS

Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit. Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat