Sherr mes ish-ambasadorit dhe ish-këshilltarit të Kurtit, shkak shamia

Aktuale

Sherr mes ish-ambasadorit dhe ish-këshilltarit të Kurtit, shkak shamia

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:57
Lulzim Peci

Ish-diplomati, Lulzim Peci, ka shprehur qëndrimin e tij kundër lejimit të uniformave fetare në shkolla. Durim Berisha, ish-këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti është prej atyre që po bën fushatë për të ndryshuar Udhëzimin Administrativ për nxënësit e shkollave të Kosovës, që ndër të tjera, ndalon uniformat fetare në shkolla.

Peci fillimisht ka shkruar se shpreson që Qeveria të mos e ndërrojë udhëzimin administrativ, pasi, sipas tij, do të ishte një gabim madhor.

Më pas, ai ka njoftuar se po linçohet dhe kërcënohet nga ata që mendojnë ndryshe.

Durim Berisha, pjesë e kampanjës për lejimin e uniformës fetare, specifikisht të shamisë te nxënëset, ka shkruar:

“Kur po e shoh që në krye të shpifjeve po janë ish-diplomatët e Kosovës, nuk po habitem pse s’ka liberalizim të vizave dhe pse ekziston një përshtypje negative për Kosovën.

Një Zot e din çka kanë shkretu këta zezana, veq mu dokeë ‘të emancipuar’ dhe ‘modern’”.

Ish-ambasadori Peci e ka marrë se Berisha e ka me të dhe e ka rishpërndarë këtë postim, duke thënë se ish-këshilltari i Kurtit po i nxit “përkrahësit e vet” ndaj tij.

Durim Berisha ishte emëruar këshilltar i Kurtit, gjatë qeverisjes së tij të parë. Lulëzim Peci ka qenë ambasador i Kosovës në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat