Kraki i ashpër me kryeministrin për shaminë: Kurti po gabon shumë, ju që s’keni guxim prej tij, s’i duheni as dreqit!

Aktuale

Kraki i ashpër me kryeministrin për shaminë: Kurti po gabon shumë, ju që s’keni guxim prej tij, s’i duheni as dreqit!

Nga: A.ZH Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:10
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk është vendosjes së shamisë në shkolla, nga mosha 16-vjeçare.

Kraki në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti po gabon me këtë deklaratë dhe se këtë ai po e bën për një grusht votash, përcjell Bota sot.

Sipas Krakit, Vetëvendosje nuk është votuar për shaminë, por për qeverisje të mirë dhe se kjo parti nuk guxon të marrë vendime me parapavijë elektoraliste.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Edhe Albini gabon, shumë bile

Ka gabu atëherë dhe gabon edhe sot kur deklaron se maturiteti fillon në moshën 16 vjeçare. E këta myhybët e tij që s’guxojnë gojën me e qel duhet t’i thonë që është gabim.

Sqarimi i tij nuk është koherent dhe krahasimi me mundësinë e martesës në moshën 16 vjeçare është absurd. Absurd sepse për martesë nën moshën 18 vjeçare duhet pajtimi i prindit dhe po i bie që edhe për vendosjen e shamisë fjala e prindit është e fundit.

Kur e lidh me mundësinë e votimit nga mosha 16 vjeçare, Albini e bën këtë për vota. Në fakt, votimi nga mosha 16 vjeçare është ide e gjithhershme e partive të majta në mbarë Evropën, sepse historikisht moshat e reja votojnë më shumë majtas, të vjetrat djathtas. Pra, edhe këtu jemi larg nga brengosja e sinqertë për më shumë liri e te drejta për rininë.

Mosha 18 vjeçare duhet të mbetet kufiri që ndan fëmijën nga i rrituri. Në shoqëritë normale e gjithë jeta sociopolitike është e organizuar rreth këtij parimi. Raportet familjare, përgjegjësitë civile e penale, ndalesat dhe autorizimet…. Natyrisht rregulla edhe mund të ndryshojnë me kohën, pse jo, por për momentin në Evropën ku duam të shkojmë, mosha madhore është 18 vjeç. Dhe do t’ishte tepër zhgënjyese nëse Albini bën lëshime të tilla për një grusht vota mesjetare.

Për më tepër, nuk arrij ta kuptoj se si Albinit i duket normale shkelja e statusit dhe lirisë së fëmijës në baza gjinore.

Dhe nuk e pranoj arsyetimin se «e kemi premtuar dhe duhet ta bëjmë ». Edhe bashkimi kombëtar është premtu, janë premtu shumë gjëra utopike kur VV e kishte luksin e vrojtimit. Tash është në realitetin e veprimit dhe vendimit, por nuk guxon as VV të marrë vendime me parapavijë elektoraliste se NUK është votu për shami, por për qeverisje të mirë.

Thjesht, dhe nuk dua komente debile këtu, fëmijët NUK kanë nevojë të bëhen gati për jetën e dytë ende pa e fillu të parën.

Albini pra është gabim dhe krejt ju qe s’keni guxim me i thënë të zezës e zezë nuk i duheni as Albinit, as Kosovës as Zotit dhe as dreqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat