Avokati Gashi publikon pamjet e rënda të Astrit Deharit: Dëmtimet ndaj tij u bënë me boks të hekurit

Aktuale

Avokati Gashi publikon pamjet e rënda të Astrit Deharit: Dëmtimet ndaj tij u bënë me boks të hekurit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:50
Sipas avokatit të familjes, dëmtimet e Astrit Deharit janë shkaktuar nga boksi i hekurit

Avokati Tomë Gashi, ka publikuar fotografinë e aktivistit të vrarë të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, ku shihet se ai ishte goditur në ballë me një mjet të mbrehtë.

Sipas avokatit të familjes Dehari, dëmtimet e Deharit janë shkaktuar nga boksi i hekurit dhe se ai nuk ka mundur t’ia shkaktoi ato vetes, përcjell Bota sot.

Gashi ka theksuar se përkundër që kanë kërkuar sqarime nga prokurori i rastit Afrim Shefkiu, nuk kanë marrë ende përgjigje.

Reagimi i Tomë Gashit, në Facebook:

Goditjet në ballë, në formë sferike (rrumbullakët) të vendosura afër njëra-tjetrës, nuk ka mund t’ia shkaktoi vetvetes Astrit Dehari.

Të njëjtat janë shkaktuar nga një mjet i fort mbrehtë (jo prerës).

Këto dëmtime me besueshmëri të lartë janë shkaktuar nga mjeti boks i hekurit.

Këtë rrethanë kemi kërkuar që ta sqarojë prokurori, por ai nuk e ka bërë këtë!

Nga prokurori i rastit Afrim Shefkiu, kemi kërkuar Hetim Penal për dëmtimin e Provave të dërguara në Zvicër në Institutin Zviceran, që janë konstatuar në ekspertizën shtesë të ekspertëve zviceranë, prokurori as këtë nuk e ka bërë.

Mund të jenë shumë arsye për përjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i hetimit të vrasjes së Astrit Deharit, por ne i kemi theksuar vetëm disa. Tani është çështje e U.D kryeprokurorit të shtetit Z.Besim Kelmendi se si do të veprojë.

Image
Dokumente të publikuara nga avokati Gashi
Image
Dokumente të publikuara nga avokati Gashi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat