Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

Aktuale

Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 20:10
Pamje nga takimi

Në Ditën Ndërkombëtare të rinisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e nikoqire e disa prej të rinjve të suksesshëm në fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se rinia është fryma dhe themeli i shtetit të Kosovës.

“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat