Zhvillime të papritura brenda Listës Guxo, raportohet se kjo deputete ka dhënë dorëheqje nga partia!

Aktuale

Zhvillime të papritura brenda Listës Guxo, raportohet se kjo deputete ka dhënë dorëheqje nga partia!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 14:12
Deputetja nga Lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga Lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, po raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, sipas burimeve të medias. 

Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo”. Ky medium gjithashtu thotë se ka mësuar se ka pakënaqësi te mëdha dhe mundësi që një pjesë e tyre të tërhiqen pas dorëheqjes së Kica-Xhelilit.

Media ka tentuar të kontaktojë deputeten për këtë çështje, por ajo s’ka qenë e disponueshme.

Doarsa- Xhelili i ishte bashkuar e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listën “GUXO” dhe garoi në listën e LVV-së në zgjedhjet e fundit. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat